City fiton derbin e qytetit
Manchester City ka triumfuar kundër Manchester United, në kryendeshjen e xhiros së katërt në Premier Ligë.
Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas mposhtën Unitedin me rezultat 1:2 si mysafir.
Golat u shënuan në pjesë të parë, ku fillimisht mysafirët shënuan dy golat e parë, të parin nëpërmjet Kevin De Bruyne në minutën e 15, ndërsa të dytin në minutën e 36 nëpërmjet talentit Kelechi Ihenacho.
Skuadra e Jose Mourinhos në minutën e 42, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.
Edhe në pjesën e dytë kishte raste të shumta, ku veçohet shtylla e De Bruyne dhe goli i anuluar i Marcus Rashford për shkak të pozitës jashtë loje.
Pas kësaj ndeshje, City është lider me tre pikë më shumë se United, skuadër e cila pëson humbjen e parë në këtë sezon nën drejtimin e Mourinhos. /Periskopi.com



