Tara në hapat e babait, publikon këngën e parë (Video)

Tara në hapat e babait, publikon këngën e parë (Video)

Këngëtari Blero është një nga më të pëlqyerit në Kosovë, dhe mesa duket talentin dhe dëshirën për tu marrë me muzikë e ka reflektuar edhe te vajza e tij, Tara.

Ajo para pak minutash ka publikuar këngën e saj të parë ‘Viti i ri’.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur nëna e saj, Teuta Krasniqi, ndërkaq producent i këngës është Blero dhe Prygo.

Rikujtojmë se Teuta Krasniqi ka treguar në disa intervista se Tara ka dëshirë të merret me art, dhe se do jetë zgjedhja e saj nëse në të ardhmen do merret me muzikë ose aktrim, apo me të dyja këto.

Shpërndaje në: