Talenti kosovar shënon golin e parë për klubin anglez, e vlefshme për kupën e Anglisë (Video/Foto)
Bersant Celina e ka hapur llogarinë e golave te klubi anglez Ipsëich.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij të zhvilluar kundër Crystal Palaces mbrëmjen e së e martës.
Sulmuesi i ri i Ipsëichit realizoi golin e parë te klubi në Championship qysh pas transferimit këtë afat kalimtar në formë huazimi nga Manchester City, ku ishte rikthyer pas sezonit gjithashtu si një i huazuar te Tëente.
Celina, i cili ka bërë gjithsej tetë paraqitje për Kosovën, shënoi në minutën e parë të kohës shtesë (91′) ndaj Palaces.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në ‘EFL Cup’ përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Crystal Palaces.
It didn’t take to long for @BersantCelina to score his first goal for @Official_ITFC against @premierleague side @CPFC #KosovoPower pic.twitter.com/antcNDv1dL
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) August 22, 2017




