Më në fund zgjidhet dilema “Belotti”: Sulmuesi i Torinos do të transferohet te kampioni francez
Andrea Belotti pritet të transferohet në Monaco.
Andrea Belotti do të largohet nga Torino në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se sulmuesi italian nuk do të transferohet në Chelsea e as në Milan por te skuadra e Monacos, e gatshme të paguajë klausolën prej 100 milionë euro.
Kylian Mbappe është pranë largimit nga Monaco për në Paris Saint-Germain.
Andaj, Belotti do të jetë zëvendësues i Mbappes te skuadra kampione nga Ligue 1.



