Reali mposhtë Osasunan

Reali mposhtë Osasunan

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Osasunas.

Golin e parë në ndeshje e shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutën e gjashtë për t’i dhënë avantazhin madrilenëve.

Goli i dytë u shënua nga mbrojtësi Danilo në minutën e 41, ndërsa kapiteni Sergio Ramos shënoi katër minuta më vonë për rezultatin 3 me 0.

Dy golat e fundit për Realin i shënuan Pepe në minutën e 56 dhe Luka Modric në minutën e 62.

Krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i diferencës së golave, ku Oriol Riera shënoi në minutën e 64 dhe David Garcia në minutën e 78.

Kjo është fitorja e tretë e Realit në këtë sezon në po aq ndeshje. /Periskopi.com

Shpërndaje në: