Arsenali fiton në minutat e fundit

Arsenali fiton në minutat e fundit

Arsenali ka regjistruar fitoren e dytë në këtë sezon, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium kundër Southampton, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 18 nëpërmjet autogolit të portierit Petr Cech.

Rezultatin e barazoi mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny në minutën e 29, ndërsa golin e fitores ‘topçinjtë’ e shënuan në kohën shtesë të lojës nga penaltia, të cilën e ekzekutoi Santi Cazorla.

Pas katër xhirove të zhvilluara në Premier Ligë, Arsenali ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelë.

Vlen të ceket se në këtë sfidë bëri debutimin edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: