A e keni parë Majkun duke vallëzuar “Tallava”? E keni rastin ta shihni tani (Video)
Majk është njëri ndër këngëtarët tanë, i cili po pëlqehet jashtë mase me prurjet e tij të viteve të fundit në fushën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.
Krahas muzikës që ai po iu seron fansave të tij, kujdeset edhe për pamjen e jashtme dhe stilin që tashmë e ka krijuar dhe identifikohet me të.
Majkun tashmë të gjithë e njohim si një këngëtarë i cili këndon këngë të muzikës moderne. Por, a ju ka shkuar mendja se edhe atij i pëlqen muzika e dasmave apo siç njihet ndryshe “Tallava”? besoj që nuk e keni menduar se ai kënaqet duke kërcyer me këtë lloj muzike.
Revista “Kosovarja”, ka siguruar një video të shkurtër ku Majk shihet se është në një dasmë dhe shihet duke kërcyer. /Kosovarja/



