Delevingne ndahet nga e dashura e saj

Delevingne ndahet nga e dashura e saj

Bukuroshja londineze Cara Delevingne së fundmi ka deklaruar se ajo ishte “çmendurisht” e dashuruar.

Por, duket se supermodelja e njohur është ndarë në mënyrë të fshehtë nga e dashura e saj, muzikantja Annie St. Vincent.

Sipas raportit të “The Sun”, çifti është ndarë pasi që presioni i lidhjes së tyre në distancë të gjatë është bërë “i tepërt”, transmeton Koha.net.

Një burim i afërt me çiftin thotë se “Cara dhe Annie ende kujdesen për njëra-tjetrën, por presioni i romancës me distancë është bërë shumë i ‘tepërt’”.

Spekulimet në lidhje me ndarjen e çiftit kanë filluar kur në festën e ditëlindjes së Caras, muajin e kaluar, nuk ishte prezente Annie.

 

Shpërndaje në: