Vazot e Ligës së Europës, kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Vazot e Ligës së Europës, kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në Ligën e Europës, janë mësuar edhe emrat e skuadrave dhe ndarjet e tyre në vazo për fazën në grupe të turneut.

Skënderbeu është në vazon e katërt, ashtu siç pritej për shkak të koeficientit, ndërsa thuajse në çdo vazo tjetër ka kundërshtarë mjaft të fortë, Shorti i fazës në grupe të Ligës së Europës hidhet të nesër në orën 13:00.

Ndarjet në vazo për shortin

Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Vijareal, Atletik Bilbao, Lacio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salcburg, Kopenhagë, Sporting Braga.

Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Jang Bojz, Olimpik Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nicë

Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenhajm, Këln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zylte Varegem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva

Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Bashakshehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zhilin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds

 

Shpërndaje në: