Ibra befason me kontratën e re, poston diçka epike në Instagramin e tij (Video/Foto)
Zlatan Ibrahimoviç ka nënshkruar rinovimin edhe për një sezon me Mançester Junajtid, duke u vënë nën urdhrat e Zhoze Murinjos edhe pse në fund të sezonit të kaluar kishte ndërprerë marrëveshjen që e lidhte me “djajtë e kuq”.
Riaftësimi shumë më shpejt sesa mendohej i suedezit bindi klubin që ta mbante edhe për një tjetër vit dhe ai pritet që së shpejti të fillojë stërvitjet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.
“Ka qenë gjithmonë qëllimi im dhe i klubit që të qëndroja. Pres me padurim që të dal përsëri në fushën e ‘Old Traford’, por e di gjithashtu se do të më nevojitet pak kohë për të qenë gati.
#Zlat10 pic.twitter.com/jnjJHnLJy4
— Manchester United (@ManUtd) August 24, 2017
.@Ibra_official: “It’s time to finish what I started.” #TheJourneyContinues pic.twitter.com/uAt4dXfFeX
— Manchester United (@ManUtd) August 24, 2017
Kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë, në mënyrë që të jem në kondicionin sa më të mirë të mundshëm në momentin që do të kthehem në fushë”, tha futbollisti i cili ka shënuar 28 gola e dhënë 9 asist në 46 ndeshje të luajtura me Mançester Junajtid në vitin e kaluar.

Ibra konfirmoi gjithçka me një foto epike në rrjetet sociale, ku ai lidhte paktin me “djallin”. “Unë i bashkova”, shkruan Ibra që kishte përshkruar veten si një hyjni. Asgjë jashtë normales për të…



