Paçe dhe pilaf, këngëtarët e njohur i dorëzohen urisë pas koncertit (Foto)

Paçe dhe pilaf, këngëtarët e njohur i dorëzohen urisë pas koncertit (Foto)

Ata të dy janë padyshim dy nga emrat më të njohur të muzikës tradicionale shqiptare dhe tashmë kanë lënë gjurmën e tyre në muzikë dhe në publik. Po flasim për Valbona Memën dhe Sinan Hoxhën, të cilët gjatë sezonit veror kanë një kohë mjaft të ngjeshur për shkak të koncerteve të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Edhe pse në pamje të parë puna e tyre duket si një “punë qejfi” sigurisht lodhja është goxha e madhe, sidomos kur duhet të këndosh e më pas të marrësh avionin për në Shqipëri. Këtë kanë bërë dy miqtë dhe kolegët, të cilët menjëherë pasi kanë kënduar në një dasmë, janë ulur në një prej lokaleve të “Pazarit të Ri”, ku kanë konsumuar paçe dhe pilaf. Ka qenë Valbona ajo që ka postuar në Instagram një video, ku shkruan: “Hahahaha, orë për paçe me pilaf”, – ndërkohë që ora shënon 5.37 e mëngjesit. Eh, kur të ka marrë uria në atë orë do të konsumosh gjënë e parë që të vjen në mendje! /Blitz.al/

Shpërndaje në: