Morena bën tatuazh të ri kushtuar nënës së ndjerë (Foto)
Morena Taraku njihet si adhuruese e tatuazheve.
Një të ri ajo ka shtuar në trupin e saj dhe duket të jetë më i veçanti.
Portreti i nënës së saj të ndjerë tani e tutje do të jetë gjithmonë me bukuroshen, e cila fytyrën e nënës e ka bërë tatu në dorë, shkruan GazetaExpress.
Një tjetër tatu dedikuar nënës ajo kishte realizuar kohë më pare me mbishkrimin “NANA”.
Mungesën e nënës së saj, Morena e shpreh vazhdimisht në paraqitje televizive ose rrjete sociale. Madje për të ajo ka realizuar edhe një këngë të titulluar “Lule”.




