Chamberlain shokon Arsenalin, dëshiron Chelsean (Foto)

Chamberlain shokon Arsenalin, dëshiron Chelsean (Foto)

Alex Oxlade Chamberlain ka refuzuar bisedimet për kontratë të re me Arsenalin dhe tani është duke pritur lajmërimin nga klubi nëse mund të shkojë tek Chelsea.

Ylli anglez u takua me Arsene Wenger dhe shefin ekzekutiv Ivan Gazidis për të biseduar mbi të ardhmen, transmeton Periskopi.

Ky vendim i anglezit do të vie si një goditje e rëndë për klubin e Wenger, i cili tani duhet të vendosë nëse dëshiron ta shesë futbollistin apo ta lë të lirë kur t’i mbarojë kontrata.

Chambo ka gjashtë vite që është pjesë e Arsenalit. /Periskopi

Alex Oxlade-Chamberlain has rejected a new contract offer from Arsenal

 

 

 

Shpërndaje në: