Menaxheri i futbollit ua ndalon futbollistëve të shohin meçin Mayweather – McGregor
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes ua ka bërë ‘ban’ futbollistëve të tij, që të mos e shikojnë meçin në mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.
Arsyeja besohet të jetë që skuadra e Stoke do të ndeshet në ditën e diel, me skuadrën e West Brom, transmeton Periskopi.
“Do të marrim hapat e duhur që djelmoshat të mos mund ta ndjekin meçin. Ndoshta do ta xhirojmë dhe mund ta shohin më pastaj”, ka thënë menaxheri Hughes. /
McGregor dhe Mayweather ndeshen të dielen në ora 05:00 të mëngjesit, me kohën tonë lokale. /Periskopi




