Majlinda pritet të marrë çmimin më të madh në karrierë

Majlinda pritet të marrë çmimin më të madh në karrierë

Ende pa nisur garat, Kosova pritet të fitojë një çmim me shumë peshë, në Budapest të Hungarisë, ku prej 28 gushtit deri më 3 shtator mbahet kampionati botëror në xhudo.

Kosovës do t’i bëhet nder i madh falë xhudistes më të mirë, Majlinda Kelmendi. Ajo pritet të marrë çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today). Këtë çmim e ndan Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), shkruan sot Koha Ditore.

Ceremonia, në të cilën pritet të shpërblehet 26-vjeçarja nga Peja, do të mbahet të dielën mbrëma në Budapest, në kuadër të botërorit të xhudos.

Janë burime të gazetës brenda IJF-së që kanë konfirmuar se Majlinda i ka bindshëm gjasat më të mëdha për të fituar çmimin.

Shpërndaje në: