Këngëtarja shqiptare rrëfen eksperiencën e keqe pas fryrjes së buzëve

Këngëtarja shqiptare rrëfen eksperiencën e keqe pas fryrjes së buzëve

Ajo është një këngëtare, karriera e së cilës ka nisur para viteve ‘90 në festivalet që zhvilloheshin asokohe, por që akoma sot, vazhdon me shumë intensitet punën e saj. Pavarësisht se vitet ikin, Jolandës nuk ia kanë shterur energjinë dhe dëshirën për të qenë e pranishme gjithkund ku kërkohet të performojë.

Mirëpo vitet i kanë lënë disa gjurmë në trup dhe ajo si artiste, nuk nguron të bëjë trajtimet e duhura për ta mbajtur veten në formë. Para disa vitesh, Jolanda ka bërë një ndërhyrje në buzë.

Edhe pse nuk ka pasur kurrë disavantazhe me këtë tipar, një ditë vendosi ta rriste volumin e saj. Thotë se është penduar (sepse Jolanda ka përdorur mbushës me kohëzgjatje të madhe), por nga ana tjetër nuk është kundër trajtimeve dhe ndërhyrjeve estetike.

“Jam pro trajtimeve estetike, – thotë ajo, – jo vetëm për ne artistet, por për çdo njeri që do të mbajë veten. Ka shumë njerëz që i bëjnë, por i mohojnë, ndërsa unë nuk e kam problem ta them këtë.”/Living/

Shpërndaje në: