McGregor – Mayweather: Ja çfarë ndodh nëse irlandezi godet me shqelm si në MMA
Conor McGregor do të ndeshet me Floyd Mayweather, në meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Ky meç është dueli i parë në boks i irlandezit, andaj ai do të duhet të ketë kujdes të mos bëjë manovra të arteve marciale në ring, transmeton Periskopi.
Sipas presidentit të UFC, Dana White, nëse McGregor hedh ndonjë goditje jashtë grushteve do të paditej për një shumë marramendëse.
“Do të ishte shumë keq. Ajo nuk mund të ndodh. Në kontratë është përmendur që gjëra të tilla nuk mund të ndodhin”, ka thënë White. /Periskopi




