Presidentja kroate zihet duke fotografuar fletvotimin
Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë(SEC) të shtunën i kujtoi votuesve se në vendvotime nuk është i lejuar të përdorin telefonat celularë si dhe fotografimin e fletëvotimeve. “Përdorimi i telefonave celularë duke fotografuar votat nuk është i lejueshëm dhe është në kundërshtim me rregullat e përgjithshme të sjelljes në qendrën e votimit dhe rregullat e procesit zgjedhor”.
Mirëpo, si duket, këtë lajmërim nuk e ka parë presidentja e vendit. Mediat kroate kanë raportuar se ajo është zënë duke e fotografuar fletvotimin.




