Kush janë këngëtarët dhe politikanët budalla sipas Sevdai Radogoshit – Qumilit? (Foto)
Sevdai Radogoshi i njohur në publik si Qumili, më nuk është aq prodhues si dikur.
Para disa vitesh publikonte disa projekte gjatë vitit, por jo më, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, ai nuk ndalet tërësisht së bëri humor dhe së prezantuari gjëra të reja për publikun që e pëlqen dhe e ndjek prej vitesh.
Aktori i humorit nuk është shumë aktiv në rrjete sociale, por me raste edhe poston e thotë ndonjë gjë, shkruan “Kosovarja”.
Sevdaiu këtë herë thotë se ka ardh koha e budallëve. Sipas tij ka shumë budallenj në muzikë, politikë, televizion, etj. Kështu mendon Qumili. E, ju?




