Isha afër titullit kampion me Evertonin

Isha afër titullit kampion me Evertonin

Ish-trajneri i Evertonit, David Moyes beson se ishte afër triumfit në Premier Ligë, për t’u shpallur kampion me Evertonin, para se të largohej drejt Manchester United.

Skocezi drejtoi skuadrën nga Goodison Park deri në vitin 2013, për të kaluar më pas në Old Trafford.

“Ne kishim në ekip të madh te Everton, por na mungonte një qendër sulmues”, tha Moyes.

“Unë mund të ekzagjëroj, por mendoj se ne do të kishim qenë afër për të fituar Premier Ligën nëse do të kishim një sulmues të tillë. Ne ishim aq të mirë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: