Mund ta fitoj ‘Topin e Artë’

Mund ta fitoj ‘Topin e Artë’

Sulmuesi i huazuar te Nice në Francë, Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Futbollisti problematik, i cili shënoi mbrëmë dy gola te skuadra franceze ndaj Marseille, beson se mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në dy ose tre sezonet e ardhshme.

“Nuk është tepër vonë. Duke punuar mirë dhe duke qenë serioz, unë mund ta kem atë për dy ose tre vjet”, deklaroi Balotelli.

“Në dy vjetët e fundit kapaciteti im është rritur nga 10 në 80%. Unë kam filluar të punojë më shumë në dy vjetët e fundit”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: