Shpërthejnë talljet me ekstremistin e ISIS-it (Foto)

Shpërthejnë talljet me ekstremistin e ISIS-it (Foto)

Një rekrut i Shtetit Islamik (ISIS) është bërë fytyrë tallëse për shumë përdorues të rrjetit social Twitter.

Talljet me të filluan pasi ai e kishte publikuar një video duke kërcënuar me më shumë dhunë në Spanjë pas sulmeve në Barcelonë, ku u vranë 15 persona, transmeton Express.

Videoja, e cila u shpërnda javën që lamë pas nga grupi ekstremist, për protagonist pati ekstremistin spanjoll folës, i cili e kërcënon me luftë Spanjën.

Por, përdoruesit e Twitterit i janë kundërpërgjigjur atij duke e vërshuar sajtin me fytyra tallëse të ekstremistit.

Shpërndaje në: