Panucci arsyeton zgjedhjet për Kombëtaren shqiptare
Përfaqësuesja shqiptare e Futbollit nisi grumbullimin këtë të dielë në Hotel Tirana për dy ndeshjet eliminatore të botërorit Rusi 2018 me Lihtensteinin dhe Maqedoninë.
I pari në vendgrumbullim u shfaqën trajneri Kristian Panucci dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21:00 mbërriti grupi i parë i futbollistëve kuqezi. Në orën 23:00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hënë në dispozicion të Panuccit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda. I fundit që do t’i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin. Në një lidhje direkte nga Hotel Tirana për Zona Gol, trajneri i Shqipërisë theksoi rendësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sepse kur vesh fanellën e Shqipërisë nuk luan miqësore. Nëse nuk hyn me mendjen e duhur ndaj Lihtenstainin bëhet gjithcka edhe më e vështirë. Edhe me Maqedoninë kemi një ndeshje të rëndësishme.”
Më pas Panucci shojegoi arsyen përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut.
“Kanë bërë mirë në këtë periudhe dhe e pashë të arsyeshme për t’i grumbulluar. Janë lojtarë interesante dhe shpresoj të mos kem gabuar.”



