Jessie J fjalë të mira për yllin shqiptar (Foto)
Superylli i muzikës botërore, Jessie J, ka publikuar një foto me Stanajn.
Stanaj është një nga më të preferuarit e yjeve botërore për shkak të vokalit unik dhe talentit për të shkruar muzikë.
Jessie ka publikuar një foto me Stanajn, duke e quajtur makineri, shkruan Telegrafi.
Nuk është hera e parë që Stanaj merr përkrahje nga të huajt.
Më parë ai u komplimentua edhe nga Drake.




