Aktori i njohur pëson infarkt në zemër (Foto)

Aktori i njohur pëson infarkt në zemër (Foto)

Aktori i njohur i arteve marciale, Chuck Norris ka shpëtuar nga vdekja, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Legjenda e arteve marciale, 77-vjecari Norris është goditur nga dy infarkte brenda një ore, shkruan TvKlan.

Ngjarja ka ndodhur ne mesin e muajit korrik, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani nga një portal amerikan.

Protagonisti i “Walker Texas Ranger”, po pushonte në Las Vegas me bashkëshorten e tij kur mëngjesin e 17 korrikut është zgjuar me dhimbje të forta në kraharor.

Mediet amerikane raportojnë se aktori sapo ishte kthyer nga kampionati botëror i arteve luftarake amerikane.

Mjekët thanë se një infarkt i dyfishtë do të kishte vrarë lehtësisht çdo moshatar të aktorit amerikan, por 77-vjeçari është në një formë të shkëlqyer fizike. Kampioni i botës në karate, mori shërbim spitalor për pak ditë për tu rikthyer në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Shpërndaje në: