Do ta kemi vështirë ndaj Celtic
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba beson se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë përballjen me skuadrën e Celtic në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.
Të dy skuadrat takohen nesër mbrëma në Camp Nou me fillim nga ora 20:45.
“Ne e kemi parë Celtic duke luajtur shumë mirë. Do të jetë e vështirë që ne të krijojmë mundësi, por kjo është ajo që ne do të përpiqemi ta bëjmë. Është me rëndësi të kemi një fillim të mirë”, deklaroi Alba. /Periskopi.com



