Angelina Jolie kapet nga paparacët derisa shëtiste me fëmijët (Foto)

Angelina Jolie kapet nga paparacët derisa shëtiste me fëmijët (Foto)

Edhe pse është pranë finalizimit të shkurorëzimit me Brad Pitt, së fundmi është duke u spekuluar se Angelina Jolie mund të ribashkohet me burrin e saj të ndarë.

Sido që të jetë, aktorja e ka shfrytëzuar pushimin për të kaluar kohë me dy vajzat Shiloh dhe Vivienne, dhe disa shokë të tyre në Los Angeles.

Me këtë rast, 42-vjeçarja është dukur mjaft e disponuar, teksa ishte veshur me një fustan të gjatë.

Për më shumë, Angelina nuk kishte vënë makijazh, flokët i kishte të lidhura dhe mbante syze.

Natyrisht se dalja e saj ka tërhequr vëmendjen e paparacive, të cilët i kanë shkrepur disa fotografi.

Shpërndaje në: