Kim Kardashian “tenton” të bëhet zonja e parë

Kim Kardashian “tenton” të bëhet zonja e parë

Jemi mësuar gjithmonë që ta shikojmë duke ekspozuar format e saj trupore bombastike por asnjëherë me veshje klasike.

Dhe Kim Kardashian është bërë për herë të parë një Zonjë e Parë jo me status por me veshjen e saj.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka pozuar në Shtëpinë e Bardhë për Interview Magazine së bashku me vajzën e saj North West, pasi do jenë në kopertinën e muajit shtator.

Pamja e Kim të kujton ish-Zonjën e Parë Jackie Onassis dhe është veshur nga H&M.

Kjo ka ngjallur shumë debat midis fansave nëse ishte e drejtë apo jo, që ylli i televizioneve të pozonte si një Zonjë e Parë.

Shpërndaje në: