Aksidentohet futbollisti i Premier Ligës
Mbrojtësi i Crystal Palace, Pape Souare është aksidentuar dje me veturën e tij të tipit Mercedes G63.
Lajmin e ka vërtetuar vetë klubi i lojtarit, i cili raporton se futbollisti në fjalë ka të lënduar kofshën dhe nofullën.
“Klubi i Crystal Palace konfirmon me keqardhje se Pape Souare është përfshirë dje në një aksident me veturë, ku më pas futbollisti u dërgua në një Spital të Londrës. Lojtari ka pësuar lëndime në kofshë dhe në nofull”, skruan në deklaratën zyrtare të Crystal Palace. /Periskopi.com



