Shkurte Fejza feston 33 vjetorin e martesës, ja fotot nga festa (Foto)

Shkurte Fejza feston 33 vjetorin e martesës, ja fotot nga festa (Foto)

Një ditë më parë këngëtarja e njohur Shkurte Fejza si shumë yje të njohura të skenës muzikore ka qenë në festën e synetisë ku nikoqir kishte këngëtari i njohur Meda.

Por, pikërisht në këtë ditë, këngëtarja e njohur ka pasur edhe një arsye tjetër për të festuar, transmeton Gazeta Express.

Shkurta dhe bashkëshorti i saj Hajrushi kanë festuar 33-vjetorin e martesës së tyre.

Kjo datë e vecantë nuk ka kaluar pa një festë të vogël, për të cilën si duket është kujdesur vajza e tyre Gresa.

Për prindërit kishin bërë një tortë shumë të bukur me urim për përvjetorin.

Këto pamje nga festa i kishte publikuar Gresa në profilin e saj në Facebook.

“33 vjet martese-33 vjet te dashtuna dhe plot lumturi,qofshi t lumtur gjithmone , u plakshi bashke”, kishte lënë mbishkrim Gresa.

 

Shpërndaje në: