Për gjynah: Mësoni rrogat e shqiptarëve që luajnë në Serie A
Serie A ishte dikur një ndër ligat më të pasura në botë. Por sot, klubet janë varfëruar shumë sikurse edhe skuadrat. Më pak se 1 miliardë euro në vit, do të përfundojnë në kontot e futbollistëve. Që për një ligë si ajo e Italisë, është shumë pak.
Futbollistët shqiptarë poashtu nuk kanë rroga të mira – krahasuar me kolegët e tyre në Angli, Gjermani e Spanjë.
Elseid Hysaj, futbollisti i Napolit, megjithë talentin e madh dhe lojën e mirë, paguhet vetëm 600 mijë Euro në vit. 500 mijë i merr i huazuari nga Lazio në Atalanta, ish-portjeri i 2 Korrikut, Etrit Berisha. Ledian Memushaj paguhet me 400 mijë ndërsa Rey Manaj 350 në skuadrën e Pescaras. Arlind Ajeti, që ende nuk ka debutuar për Torinon, i përfiton 300 mijë kurse Thoma Strakosha, 100.
Sa i përket lojtarëve më të paguar, aty është Higuain me 7,5 milionë i përcjellur nga legjenda e Romës, Dani De Rossi me 6,5 dhe Miralem Pjanic me 4,5.



