Messi tenton ta thyejë rekordin e bomberit gjerman (Foto)

Messi tenton ta thyejë rekordin e bomberit gjerman (Foto)

Ylli argjentinas, Lionel Mesi, është një lojtar që po gdhend emrin e tij në historinë e futbollit. Gjatë karrierës së tij me katalanasit, gjeniu i kësaj skuadre është pranë arritjes së rekordit të golave të mjeshtrit Gerd Myler, i cili ka shënuar gjatë karrierës së tij 365 gola. Mesi është më pranë se kurrë arritjes më të madhe të karrierës, duke shënuar 351 gola.

Ai ka qenë gjithnjë një sulmues i pamëshirshëm duke mos e kthyer kokën kurrë pas dhe duke synuar të shënojë sa më shumë.

Kjo ka qenë një prej karakteristikave të tij që prej fillimit të karrierës si lojtar profesionist. Gjatë këtij sezoni, truri i skuadrës katalanase ka festuar golin e tij të 350-të e më pas e ka thyer këtë rekord duke shënuar sërish edhe një gol tjetër në Primera Division.

Mesi alo

Ai është një lojtar, i cili nuk di të heqë dorë nga qëllimet e tij, ndaj pritet që në fundin e këtij sezoni të jetë lojtari i parë në botë, i cili ka shënuar më shumë se legjenda Gerd Myler, i cili ka festuar me skuadrën gjermane të Bajernit golin e tij të 365-të, në një karrierë me ta nga viti 1965 deri në 1979.

Ai madje ka arritur të mposhtë këtë legjendë të futbollit botëror në vitin 2012, ku ndryshe nga Myler, i cili në një sezon shënoi 85 gola për Bajernin në vitin 1972, Mesi ka shënuar 91 gola në sezon.

Luftëtari më i epur i katalanasve, ka arritur madje të mposhtë edhe rekordin e legjendës Xhimi Grejvs, i cili nga viti 1957 deri në 1971 ka shënuar 357 gola, duke vendosur edhe rekordin e golave të shënuara në Premier Ligë.

Përpos tij, legjenda argjentinase, Delio Onis, mban rekordin në kampionatin francez me 299 gola nga viti 1971 deri në 1986 me Monakon dhe Tulon.

Myler

Në Itali këtë rekord e mban Silvio Piola duke shënuar 274 gola nga viti 1929 deri në 1954. Ylli argjentinas, Lionel Mesi, ka arritur të mposhtë edhe një prej konkurrentëve të tij më të fuqishëm në Spanjë, Kristiano Ronaldon, i cili ka shënuar deri më tani 285 gola në karrierën e tij.

Mesi në 384 ndeshje, ka shënuar 351 gola duke u cilësuar si një prej arritjeve më të larta në futbollin botëror.

Statistikat- Tanimë argjentinasit i duhen edhe 15 gola më tepër për të përmbysur rekordin botëror të golashënuesit më të mirë, edhe pse ka shënuar një minimum prej 23 golash në La Liga dhe një maksimum prej 50 golash në sezon.

Daja

Ai ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën e katalanasve të Barcelonës 12 vite më parë në një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Albaketës më datën 1 maj 2005, si një lojtar 17-vjeçar.

Vetëm katër vite më pas ai ka arritur të thyejë rekordin e tij prej 20 golash. Që prej sezonit 2008/’09 ai ka një mesatare prej 37 golash në sezon duke mundur rivalin Myler dhe Ronaldo.

Një tjetër arritje ka qenë trofeu, i cili është fituar katër herë me sulmuesin Mesi, në vitin 2010, 2012, 2013 dhe 2017. Nuk është për t’u habitur që shumica e golave i ka shënuar me këmbën e tij të majtë.

Gjatë karrierës, Mesi ka shënuar 274 gola me këmbën e tij të majtë, pra rreth tre të katërtat e totalit të golave.

Mesi dhe Ronaldo

Me këmbën e djathtë, argjentinasi ka shënuar 63 gola ndërsa duke marrë parasysh fizikun e tij jo mjaft të zhvilluar, ai ka shënuar vetëm 14 gola me kokë, duke përfshirë edhe një gol të shënuar me dorë ndaj Espanjolit në vitin 2007.

 

Shpërndaje në: