Këtë vajzë të vogël shqiptare sot e njeh e gjithë bota (Foto)

Këtë vajzë të vogël shqiptare sot e njeh e gjithë bota (Foto)

Kjo vajzë e vogël, është me prejardhje nga Dibra, por fama  e saj është përtej kufijve.

Vajza në fotografinë është Bebe Rexha, e cila është shqiptare mirëpo ka lindur dhe jeton në New  Yrok.

Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan “Black Cards” i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminemft. Rihanna, shkruan Metro.

Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni. Bebe Rexha filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në muzikalet si “Hello”, “Dolly”, “Jesus Christ Superstar” dhe “Fiddler on the Roof”.

Shpërndaje në: