Mourinho: Ishte e vështirë të bindja Pogban
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka pranuar se e kishte të vështirë të bindte Paul Pogban të rikthehej në Old Trafford.
Kalimi i këtij të fundit të skuadra angleze për herë të dytë në karrierë, shënoi transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit, transferim i cili kapi shifrën e plot 110 milionë eurove.
“Oh! Ishte shumë e vështirë ta bindje atë”, deklaroi Mourinho.
“Kam pasur shumë biseda me të në telefon dhe shumë mesazhe. Por, unë u përpoqa shumë ta bindja atë për të kaluar në këtë skuadër”. /Periskopi.com



