Këngëtarja serbe vjedh këngën ‘Bon Bon’ të Era Istrefit, klipin ia bën e tëra nudo (Foto/video +18)
Ka mbledhur miliona klikime, madje vazhdon ende të dëgjohet pavarësisht asaj se i ka më shumë se 2 vjet që është publikuar.
Është fjala për super hitin “BonBon” nga Era Istrefi që është kënga e parë në gjuhën shqipe që është bërë hit botëror.
Era Istrefi, një fytyrë e re në skenën ndërkombëtare s’ka se si të mos kopjohet, kur stili i veçantë që ka e bënë atë një artiste për t’u dëshiruar e admiruar.
Të mirën të gjithë duan ta kopjojnë, e disa edhe mundohen që ta bëjnë një gjë të tillë duke e edituar e duke marrë vetëm disa pjesë të saj.
Kështu ka vepruar këngëtarja serbe, Ana Petroviq e cila ka kopjuar hitin “BonBon”.
Ajo çka bie në sy më shumë tek video e kësaj ‘këngëtareje’ serbe janë skenat e shumta ku ajo shfaqet pothuajse lakuriq.
Ajo ka kopjuar edhe me veshje: 
Video e këngëtares serbe është fshirë nga YouTube për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, dhe disa rregullave tjera por videoklipi i saj tashmë është i qasshëm në DailyMotion, shkruan Gazeta Blic.
Kjo nuk është këngëtarja e vetme serbe që ka kopjuar këngëtaret tona. Pos kësaj ka shumë këngëtar e këngëtare që e kanë bërë një gjë të tillë.




