Cristiano Ronaldo ‘bombardoi’ Ishujt Faroe, shënoi hetrik të mrekullueshëm (Video)
Portugalia mposhti Kombëtaren e Ishujve Faroe me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të ndeshjeve për kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018”.
Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje padyshim se ishte sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo që shënoi hetrik, shkruan Periskopi.
Dy golat e tjerë për portugezët i shënuan William Carvalho dhe Nelson Oliveira.
Më poshtë keni hetrikun e portugezit. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=HfklgdzFSTQ



