Kush i ‘ndau’ Adelina Ismailin e Besim Dinën? (Foto)

Kush i ‘ndau’ Adelina Ismailin e Besim Dinën? (Foto)

Që të dy, emra shumë të njohur e të pëlqyer për audiencën shqipfolëse, me të vetmin dallim, e ky qëndron tek profesionet aktuale që ushtrojnë artistët, shkruan Kosovarja. Adelina Ismajli ‘diva’ e estradës shqiptare, e cila tash e sa vite është distancuar nga muzika, për të cilën dha mjaft, duke i bërë vetes vend përherë, në memorien e audiencës si ikonë e muzikës.

Madje Adelina, do të mbahet mend gjatë, falë guximit e transparencës që zotëroj fuqishëm në skenë, duke u bërë ndër femrat e para që luajti me ‘zhveshjen’, e njëherit duke nxjerrë nga brenda ‘bishën’ që fshihet tek thuajse secila femër, por të rralla janë ato që e vënë në pah.

E po të njëjtin sukses i cili po e ndjek akoma, duke e ngritur në maja, e ka gëzuar edhe humoristi shumë i dashur Besim Dina, që nga paraqitjet e para skenike.

Për të vijuar më pas në rolin e moderatorit, i cili i dha mundësinë të tregojë veten pa asnjë lloj dyshimi, si njëri nga ‘Showmen-ët’ më të mirë shqiptar.

Që të dy artistët, tentuan edhe në fusha të tjera, duke mos i vënë korniza vetes vetëm në një të tillë.

Xhirime të ndryshme për video-kaseta të vitit të ri, e programe festive, ishte kudo i pranishëm humoristi i njohur, derisa edhe Adelina në këtë drejtim nuk u tregua jo e zonja.

Bile shumë prej jush, mund ta keni të freskët rolin kur ‘diva shqiptare’ luajti përkrah Dinës, duke u shenjuar kështu edhe një gjurmë humori mjaft i pëlqyer.

Për të rikujtuar, edhe njëherë këtë bashkëpunim artistësh, Kosovarja ju sjell këtë foto të përbashkët të tyre, ku shihen me ndryshime të dukshme të cilat s’ka asnjë dyshim se pos moshës, nuk do mund të ndërhynte askush./Kosovarja

 

Shpërndaje në: