Wenger: Kjo është mungesa e madhe e PSG

Wenger: Kjo është mungesa e madhe e PSG

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se largimi i Zlatan Ibrahimovic nga Paris Saint-Germain është një humbje e madhe për kampionin e Francës.

Suedezi u largua në verë si lojtar i lirë nga parisienët, për të nënshkruar me Manchester United.

“Ata do të vazhdojnë të jenë skuadra dominuese në Francë, por ata humbën më shumë se një lojtar, Ibrahimovic”, deklaroi francezi.

“Ai ishte lideri, kapiteni dhe bartësi karizmatik i ambicieve të klubit. Është dëm kur ju humbni një lojtar të tillë”.

Sot Arsenali përballet me Paris Saint-Germain si mysafir në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com

Shpërndaje në: