E papritur: Arrestohet ylli anglez Wayne Rooney (Foto)
Ylli i Evertonit, Wayne Rooney, është arrestuar nga Policia britanike në një lagje të Liverpoolit, mbrëmjen e së enjtes, raporton Mirror.
Sipas mediave britanike, ish-kapiteni i përfaqësueses angleze ka qenë duke vozitur i dehur në momentin kur është ndaluar nga Policia gjatë një kontrolli rutinor.
31 vjeçari ka qenë në veturën e tij duke u kthyer në shtëpi, pas një nate të gjatë festash nëpër lokalet e natës në Liverpool.
Ish-sulmuesi i Manchester United u kthye këtë verë te Evertoni, pas 13 vitesh te ‘Djajtë e Kuq’. Ai hoqi dorë nga paraqitjet për Kombëtaren angleze, pasi arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses me 53 gola në 119 paraqitje.




