Duam të fitojmë çdo trofe
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba thotë se klubi i tij dëshiron të fitojë të gjithë trofetë.
Gjigandi nga Camp Nou u shpall kampion i La Ligas në sezonin e kaluar, mirëpo nuk arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve.
“Skuadra jonë është si tifozët tanë. Ne duam të fitojmë të gjithë trofetë”, deklaroi Alba.
“Ne jemi shumë të motivuar në çdo garë dhe nëse ne nuk arrijmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë njerëzit mund të thonë se kjo garë merr rëndësi të shtuar”. /Periskopi.com



