Kështu nuk e keni parë kurrë, ja si e uroi Bajramin Bleona Qereti (Foto)
Sot po festohet Kurban Bajrami nga besimtarët e fesë islame.
Urimet për këtë festë kanë ardhur nga të gjitha anët, uruan edhe estrada dhe fytyrat e tjera publike.
Në mesin e personave që uruan festën e Kurban Bajramit ishte edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila uroi në mënyrë të veçantë.
Duke u mbuluar me mbulesë muslimane dhe me pozë para xhamisë, Bleona uroi me këto fjalë “Te gjithe besimtareve Musliman gezuar nga zemra kurban bajramin. Zoti ju bekofte”, shkruan ajo.




