Ronaldo më i miri në botë

Ronaldo më i miri në botë

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo beson se bashkëlojtari i tij te kjo skuadër, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

Braziliani e thotë këtë pasi mendon se portugezi punon shumë çdo ditë në stërvitje.

“Unë e shoh atë duke punuar çdo ditë dhe mendoj se ai është futbollisti më i mirë”, deklaroi Marcelo.

“Nuk është se e mendoj vetëm unë një gjë të tillë. Këtë e besojnë edhe shumë njerëz. Ai ka fituar tre herë ‘Topin e Artë’ dhe punon vërtetë shumë për skuadrën”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: