Shqipëri – Lihtenshtejn, ky është lajmi i fundit (Foto)

Shqipëri – Lihtenshtejn, ky është lajmi i fundit (Foto)
Ashtu siç pritej, tifozët shqiptarë kanë shfaqur edhe sot mungesë interesi ndaj ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, të parës së Kristian Panuçit në stolin kuqezi.

Deri në mëngjes ishin shitur rreth 2 mijë bileta, por dy orë para ndeshjes, në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në zonën rreth stadiumit, atmosfera e zakonshëm festive kur luajnë kuqezinjtë thuajse nuk ndjehej.

Përreth stadiumit ishin vendosur si zakonisht forcat e shumta policore, të cilat këtë radhë binin më shumë në sy për shkak të mungesës së tifozerisë, shkruan PanoramaSport.

Edhe bulevardi para stadiumit, i cili është zakonisht i mbushur nga tifozët, sot ishte thuajse i boshatisur, edhe pse kuqezinjtë do të zbrisnin në fushë pas pak më shumë se një ore.

ks

Shpërndaje në: