Kur ka hipur Edi Rama për herë të fundit në taksi?

Kur ka hipur Edi Rama për herë të fundit në taksi?

Gjatë takimit të sotëm në Kryeministri me maturantët më të mirë, kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në përpjekje për të mbrojtur reformën në arsim.

Ai përmendi këtu edhe zakonin e tij të vjetër që siç thotë e ka trashëgim që prej kohës kur ishte kryebashkiak: Udhëtimi me taksi në orët e vona të mbrëmjes, për t’u informuar se si shkojnë punët, si është gjendja në përgjithësi.

“Në një taksi mund të dëgjosh në dy orë gjithçka sesa nga analistët protalet, debatet. Cdo taksixhi që takoja ishte me master me doktoraturë. Sot nuk ka më të tilla”, tha Rama para maturantëve.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është kjo: Kur ka ka hipur për herë të fundit Rama në taksi? A është informuar për gjendjen ekonomike në vend, për situatën në arsim, shëndetësi, papunësinë, korrupsionin, krimin, kanabisin etj etj?/lapsi/

 

Shpërndaje në: