Ozil: Nuk kam vendosur për të ardhmen time në Arsenal
Mesut Ozil ka refuzuar të pranojë se e ardhmja e tij pas këtij sezoni do të jetë në Arsenal.
Kontrata e përfaqësuesit gjerman me ekipin anglez, përfundon në fund të këtij sezoni, dhe 28 vjeçari ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, raporton KosovaPress.
“Nuk e di se ku do të vazhdojë karrierën pas këtij sezoni, për momentin jam i fokusuar vetëm te ky sezonë me Arsenal”, ka theksuar Ozil.
Ozil është pjesë e Arsenal që nga vitit 2013, duke regjistruar 164 paraqitje, dhe duke shënuar 32 gola dhe 57 asiste shkruan Kosovapress.



