Bunjaki flet pas humbjes 1-0 nga Kroacia
Albert Bunjaki ka folur pas humbje të cilën Kosova e pësoi nga Kroacia.
Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakim, tha se kjo ishte paraqitja më dinjitoze e Kosovës deri tani, raporton gazetablic.
“Kjo ishte loja më e mirë e jona kolektive dhe në aspektin e mbrojtjes”, tha Bunjaki për Super Sport Kosova
“Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë, dhe tentuam të mos i lëmë shumë hapësira në mesin e fushës”, shtoi Bunjaki.
“Si performancë totale ishte e nivelit të lartë, duke pasur parasysh shtyrjen e ndeshjes dhe gjendjen në të cilën luajtëm dje”, tha Bunjaki.
“Do të mundohemi të japim një performancë sa më të mirë edhe në ndeshjen tjetër ndaj Finlandës, por do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se do të udhëtojmë dhe do të luajmë pas vetëm dy ditësh”, shtoi trajneri i Përfaqësueses.
“Por, sa i përket lojës taktike dhe disiplinës, jam shumë i kënaqur. Jam i kënaqur me performancën e lojtarve”, përfundoi Bunjaki.



