Jashanica ka një mesazh për Bunjakin
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Bajram Jashanica është i kënaqur me paraqitjen e tij nga Kroacisë.
Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen ndaj Finlandës, ku tha se është i gatshëm për të luajtur.
“Është ndryshe të luash kundër Kroacisë. Rezultati ishte i ngushtë dhe ndoshta të mund ta kishim mbajtur në barazim. Ekipet e mëdha të ndëshkojnë”, tha Jashanica për Supersport.
“Është dashur të vendoseshim më shpejt në mbrojtje për të mos pranuar gol. Jemi ekip i ri dhe duhet të përmirësohemi. Kam bërë ndeshje stabile, por vendos trajneri [nëse do të luaj ndeshjen e ardhshme]. Pres që të luaj sepse kam bërë paraqitje të mirë”.



