Edhe trajneri i Kroacisë lëvdon paraqitjen e Kosovës
Trajneri i përfaqësueses Kroate, Ante Çaçiq në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka thënë se çdo kundërshtar do ta ketë vështirë përball Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se lëndimi i Mandzukic është si pasojë e mungesës së një stadiumi të mirë të Kroacisë.
“Fusha ishte e vështirë dhe nuk ka qenë lojë e lehtë. Ne dominuam lojën dhe arritëm golin, tani kemi ndeshjen me Turqinë, por kjo ndeshje ka lënë gjurmë sepse Mandzukic është i lënduar. Me vjen keq që Kroacia nuk ka një stadium më të mirë.
“Nuk me ka befasuar Kosova sepse nga dita e ditës po rritet dhe mendoj se kushdo që luan ndaj Kosovës do ta ketë vështirë”, ka thënë Çaçiq.



