Bunjaki tregon se për çfarë i “dhemb zemra”, pas humbjes nga Kroacia
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka thënë se i dhemb zemra që nuk po mundet që përfaqësuesen ta dërgojë në nivelin që ai do.
“Kosova është prioritet i jetës sime”, ka deklaruar Bunjaki.
Ai ka thënë se kanë vështirësi si përfaqësuese pasi që prej kur kanë nisur grumbullimet i kanë kaluar vetëm 19 ditë bashkë.
Më tej ka thënë se përgjegjësinë për humbjen e merr ai personalisht, duke paralajmëruar dorëheqjen e tij shumë shpejtë.
“Do të dorëhiqem shuam shpejt, por dua që Kosovës t’ia jap një fitore”, ka shtuar ai.



