Jose Mourinho befason të gjithë, provon punën e portierit (Video)

Jose Mourinho befason të gjithë, provon punën e portierit (Video)

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka dështuar të ndal një nga pesë penallti sa ka qenë në portë.

Në stadiumin “Loftus Road” u luajt të shtunën një ndeshje bamirësie për mbledhje fondesh për viktimat e zjarrit që ra në Kullën Grenfell.

Ish-futbollistë, këngëtarë dhe VIP-a morën pjesë në këtë ndeshje, ku u ballafaquan skuadra e drejtuar nga Rio Ferdinand me atë të drejtuar nga Alan Shearer.

Pikërisht te skuadra e ish-sulmuesit të kombëtares angleze habiti Jose Mourinho, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes u fut në lojë si portier.

Paraqitja e trajnerit të Manchester United shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=AmcLuHBSsD4

 

Shpërndaje në: